Xi: Dera e Kinës do të hapet më shumë

2018-06-22 08:42:56 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping diskutoi me delegatët pjesëmarrës në sesionin e posaçëm në Samitin e Tryezës së Rrumbullakët të Komisionit Global të Kryeekzekutivëve në Pekin.

Temat e diskutimit mes presidentit kinez dhe drejtuesve ekzekutivë të disa kompanive më të fuqishme të botës ishin nisma "Një brez, një rrugë", novacioni e prodhimi i mençur, zhvillimi i gjelbër dhe qeverisja globale.

Xi Jinping përshëndeti marrëdhëniet e ngushta të kompanive me Kinën.

"Në 40 vitet e reformës dhe hapjes së Kinës, kompanitë nën udhëheqjen tuaj kanë krijuar marrëdhënie biznesi me Kinën. Jeni pjesëmarrës, dëshmitarë, kontribues dhe përfitues të 40 viteve të reformës dhe hapjes së Kinës."

Ai theksoi gjithashtu se hapja e Kinës nuk do të ndalojë.

"Në situatën e re, përpjekja e Kinës hapjen nuk do të ndalet kurrë. A do të ndalojë Kina hapjen apo do ta mbyllë derën ndaj botës pas 40 viteve të hapjes? Natyrisht që jo. Ne do të ndjekim qëllime më të larta dhe do të vijojmë hapjen me cilësi më të mirë. Duke parë drejt së ardhmes, Kina ka pasur më shumë besim tek reforma dhe hapja dhe një shtim të besimit se hapja mund të jetë një lëvizje kyçe për zhvillimin e Kinës."

Ndërkohë, Xi Jinping ritheksoi se nisma "Një brez, një rrugë" nuk është përjashtuese, por e hapur dhe përfshirëse.

Duke vënë në dukje se kapitali i huaj ka luajtur një rol kyç në rritjen e Kinës, Xi Jinping u zotua të krijojë një mjedis më miqësor për kompanitë e huaja.

"Në Forumin e Bo'ao-s së këtij viti për Azinë, njoftova disa politika të reja për hapjen e Kinës, me qëllim lehtësimin e mtejshëm të qasjes në treg, të krijimit të një mjedisi më të favorshëm për investitorët, të forcimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të zgjerimit të importeve, si dhe për ndërtimin e një porti të tregtisë së lirë në Hainan. Të gjitha këto janë duke u zbatuar."

Ai gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të "marrë rrugën e reformës, të hapjes, të novacionit dhe të zhvillimit, dhe të mos kthehet prapa në izolim, mungesë fleksibiliteti, proteksionizëm dhe unilateralizëm".

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore