Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

2018-06-22 09:36:07 CRI Komenti juaj Printoni

"Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE", – deklaroi dje ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, pas takimit me homologun gjerman, Horst Seehofer.

Që në krye të herës, Seehofer, në cilësinë e Ministrit të Brendshëm Federal, por edhe si President i Partisë CSU, deklaroi se "i ka dhënë dritën jeshile Kancelares Federale dhe Ministrisë së Jashtme për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE".

Në referim të mbështetjes së vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Shqipërisë, ministri Xhafaj evokoi veprimtarinë e ish-kryeministrit të Bavarisë, Franz Josef Strauss i cili, rreth 35 vjet më parë bëri përpjekje për t'i hapur Shqipërisë një dritare drejt Europës.

"Sot, me progresin e gjithanshëm, është momenti i duhur që Gjermania të jetë në pararojë të shteteve që mbështesin Shqipërinë në rrugëtimin e saj për t´ju bashkuar familjes evropiane", u shpreh Ministri Xhafaj. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore