Kryeministri francez do të vizitojë Kinën

2018-06-21 20:52:46 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri francez Edouard Philippe (Eduar Filip) do të nisë të premten një vizitë katërditore në Kinë, për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe nxitjen e partneritetit në fushën e biznesit.

Sipas Kryeministrisë franceze, delegacioni i kryesuar nga Philippe do të ketë në përbërjen e tij udhëheqës të biznesit, duke përfshirë edhe biznesin digjital, një sektor me perspektivë në bashkëpunimin dypalësh.

Kreu i qeverisë franceze pritet të vizitojë linjën e re të prodhimit të DS7-s të PSA-së, kompania më e madh franceze e prodhimit të automjeteve, në Shenzhen.

Ai do të takohet gjithashtu me investitorë kinezë në Shangai, për t'i njohur ata me reformat e fundit të qeverisë së tij.

Vizita e Philippe-it në Kinë pason vizitën shtetërore të presidentit Emmanuel Macron në janar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore