Kina do të ngrejë nivelin e trajtimit të punonjësve të kualifikuar të NSh-ve

2018-06-21 17:29:02 CRI Komenti juaj Printoni

Një numër ministrash të kabinetit kinez zhvilluan të enjten një takim të përbashkët në Pekin, lidhur me zbatimin e punës për ngritjen e nivelit të trajtimit të punonjësve të kualifikuar të ndërmarrjeve shtetërore.

Në mbledhje u kërkua nga ndërmarrjet shtetërore të luajnë një rol shembullor dhe të marrin masat e duhura për të ngritur nivelin e trajtimit të talenteve që kanë dhënë ndihmesë të madhe për vendin, duke përfshirë trajtimin politik, ekonomik dhe shoqëror. Ato duhet të shfrytëzojnë plotësisht rolin e rëndësishëm të këtyre talenteve në krijimin e risive teknologjike, duke i nxitur punonjësit e kualifikuar të rritin nivelin e aftësive të tyre.

Mësohet se tani në Kinë ka 165 milionë punonjës të kualifikuar, 47 milionë prej të cilëve shumë të kualifikuar, duke zënë vetëm 6 % të numrit të përgjithshëm. Oferta e punonjësve shumë të kualifikuar është shumë e pamjaftueshme në krahasim me kërkesën. Arsyet kryesore për këtë janë pagat e ulëta dhe niveli i dobët i trajtimit të tyre. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore