Video/  Zhvillohet Konkursi i 14-të i Fustaneve të Nuseve prej Letre Tualeti

2018-06-21 16:33:42 CRI Komenti juaj Printoni

Pjesëmarrësit në Konkursin e 14-të të Fustaneve të Nuseve prej Letre Tualeti paraqitën të mërkurën modelet e tyre më të mira në Nju-Jork.

Nga 1500 vepra, 10 veshjet më të mira të krijuara prej stilistëve nga mbarë ShBA-ja, kaluan në pasarelën e dyqanit të nuseve "Kleinfeld" të Nju Jorkut. Fustanet e nuseve ishin të prodhuara vetëm me letër tualeti, shirita, ngjitës dhe pe.

Fituesi i çmimit të madh, Ronaldo Cruz, mori çmimin prej 10 000 dollarësh amerikanë, i pari triumf i tij gjatë pesë herëve që ka marrë pjesë në këtë konkurs.

"Kur thanë emrin tim, nuk mund të ngrihesha, sepse po dridhesha, ngaqë e kam pritur këtë për nja pesë herë tashmë. Kjo është hera ime e katërt që jam në dhjetë vendet e para. Jam vërtet i mrekulluar dhe mirënjohës."

Konkurrentët u gjykuan për origjinalitetin, bukurinë, krijueshmërinë dhe mjeshtërinë.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore