Ekspertët theksojnë rolin e Kinës në sigurinë e Azisë

2018-06-21 10:55:02 CRI Komenti juaj Printoni

Në Pekin po mbahet një forum ndërkombëtar i sigurisë ku u diskutua roli i Kinës në Azi-Paqësor dhe qeverisja globale.

Dialogu Wanshou për sigurinë globale ka tërhequr rreth 50 studiues të njohur nga Kina e vende të tjera si SHBA-ja, Rusia, Japonia, Gjermania e India.

Jonathan Corrado nga një "Think-Tank" në Nju Jork u shpreh se megjithëse ekzistojnë mosmarrëveshje midis SHBA-së e Kinës, politikëbërësit e dy vendeve duhet të përpiqen të krijojnë një mjedis të mirë për të dhënë kontribut për sigurinë globale nëpërmjet bashkëpunimit.

Corrado tha gjithashtu se SHBA-ja e Kina mund të përballojnë së bashku disa sfida.

Eksperti amerikan u shpreh se me statusin si ekonomia e dytë më e madhe në botë, stabiliteti i vazhdueshëm rajonal si dhe marrëdhëniet e qeta diplomatike me vendet e tjera, janë çelesa për rritjen e qëndrueshme të Kinës.

Forumi i sigurisë po mbahet në një kohë kur situata në Gadishullin Korean vazhdon të ecë përpara dhe kjo theksohet në forum.

Christian Wirth është një tjetër pjesëmarrës. Ai vjen nga një institut gjerman në Hamburg.

Wirth u ndal tek roli i Kinës në takimet e fundit të dy Koreve dhe në samitin SHBA-Kore e Veriut në Singapor.

"Duke folur për situatën në Gadishullin Korean, jam i mendimit se roli i Kinës ka qenë disi në sfond, sepse Kina ka theksuar vazhdimisht zgjidhjen diplomatike të tensionit në Gadishullin Korean dhe ka ndihmuar qeverinë verikoreane të bëjë kontakte me ShBA-në e me Korenë e Jugut."

Wirth shtoi se ndër propozimet kryesore të Kinës, shumë prej të cilave janë të orientuara tek ekonomia që kanë kontribuar në qeverisjen globale duke pasqyruar mënyrat e Kinës ndaj paqes e lulëzimit.

"Nisma 'Një brez, një rrugë' mund të nxitë ndërtimin e infrastrukturës nëpërmjet mjetet financiare dhe do të ndihmojë në zhvillimin e shumë rajoneve të botës. Kjo nismë konsiderohet si shumë pozitive sepse i ka dhënë Kinës më shumë shanse ekonomike. Ky është shkaku përse vendet europiane kanë marrë pjesë në Bankën Aziatike të Investimeve në Infrastrukturë." (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore