Rusia zotohet për kundërpërgjigje të barabartë ndaj shtimit të forcave të NATO-s

2018-06-21 10:42:28 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi të mërkurën se NATO-ja ka shtuar praninë e forcave luftarake pranë kufirit rus dhe paralajmëroi se Moska do të kundërpërgjigjet njësoj ndaj këtyre veprimeve.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu foli gjatë një mbledhje në qytetin Sevastopol të Gadishullit të Krimesë:

"Qysh nga fillimi i vitit, vendet e NATO-s kanë kryer 13 manovra ushtarake në shkallë të gjerë në Zonën Strategjike Jugperëndimore me mbi 40 mijë trupa dhe 2 mijë njësi të pajisjeve ushtarake."

"Kjo na detyron të marrim masa simetrike për të neutralizuar kërcënimet në rritje dhe për të kombinuar parandalimin strategjik me rritjen e gatishmërisë luftarake", shtoi ai.

Në veçanti, ministri vuri në dukje se strategjia e re bërthamore amerikane e përcakton Rusinë si armikun kryesor dhe sistemi amerikan i mbrojtjes raketore që u vendos në vitin 2016 në Rumani dhe vendosja e planifikuar e objekteve të ngjashme në Poloni minuan stabilitetin rajonal. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore