Trump nënshkruan dekretin që parandalon ndarjen e familjeve

2018-06-21 10:34:07 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndalon ndarjen e fëmijëve nga prindërit emigrantë.

Por shefi i Shtëpisë së Bardhë shprehet se poitika e "tolerancës zero" do të vijojë.

"Kemi vendosur të mos t'i ndajmë familjet dhe kjo do ta zgjidhë këtë problem. Në të njëjtën kohë kemi shtuar kontrollin në kufi dhe do të vazhdojmë të zbatojmë tolerancën zero për emigrantët që hyjnë ilegalisht në vendin tonë".

Vendimi erdhi pas reagimeve të shumta nga brenda dhe jashtë vendit, të cilët e quajtën politikën e administratës Trump për ndarjen e fëmijëve nga prindërit si tepër mizore. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore