RUSI 2018 - Ndeshjet 20 qershor

2018-06-21 10:30:51 CRI Komenti juaj Printoni

Spanja mposhti me rezultatin minimal 1-0 Iranin, falë golit të shënuar nga Diego Costa, në gjysmën e dytë.

Kampionia e vitit 2010, Spanja me këtë fitore i bashkohet Portugalisë në vendin e parë, në kuotën e 4 pikëve.

Kampionia e Europës, Portugalia triumfoi ndaj Marokut në rezultatin 1-0.

Autor i golit të vetëm në ndjeshjen me Marokun ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi në minutat e para. Me këtë gol ylli portugez hyn në histori si golashënuesi më i mirë europian në kompeticione ndërkombëtare me plot 85 gola.

Sulmuesi i Realit është tashmë i dyti mes golashënuesve të listës ndërkombëtare të të gjitha kohërave.

Në Grupin A, Uruguaji ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Arabisë Saudite, ku protagonist ishte Luis Suarez që shënoi golin e vetëm të takimit në pjesën e parë, duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të botërorit.

Nga rezultati, kombëtarja e Egjiptit dhe ajo e Arabisë Saudite janë skualifikuar. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore