Indonezi, 192 të zhdukur nga fundosja e anijes

2018-06-21 10:11:19 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet indoneziane njoftuan se më 18 qershor një anije u fundos në liqenin Toba në ishullin e Sumatrës dhe për pasojë janë zhdukur 192 persona. Sipas burimeve ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet.

Rreth orës 17 e 30 minuta sipas orës vendore të 18 qershorit, një anije u fundos papritur rreth 1.6 kilometra nga porti i destinacionit. Deri tani kanë arritur të shpëtohen 18 vetë dhe janë nxjerrë 3 trupa të pajetë.

Mendohet se pjesa më e madhe e pasagjerëve janë bllokuar brenda anijes së fundosur në liqen, për kërkimin e së cilës janë angazhuar mbi 200 anëtarë të ekipeve të shpëtimit.

Sipas raportimeve mediatike, përveç kushteve të këqija të motit, shkaku kryesor mund të ketë qenë mbingarkesa me pasagjerë.

Thellësia e liqenit Toba është mbi 500 metra dhe për shkak të mungesës së pajisjeve të shpëtimit në ujëra të thella, të bllokuarit mund të mos mbijetojnë. (Du)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore