Qeveria shqiptare ul taksat për biznesin, lehtësira për agroturizmin dhe bujqësinë

2018-06-21 10:01:23 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar dje në mbledhjen e radhës një sërë ndryshimesh në taksa, ku parashikohet që bizneset të cilat do të kenë xhiro deri në 14 mln lekë në vit do të paguajnë 5% të tatimfitimit.

Nga muaji shtator parashikohet që 56% e bizneseve të jenë të përjashtuara nga kjo taksë dhe 28% të paguajnë tatim fitim në masën 5%, ndërkohë që vetëm 16% e bizneseve të mëdha të regjistruara do të paguajnë tatim fitim në masën 15%.

Në paketën fiskale janë parashikuar gjithashtu edhe lehtësi për investimet në fushën e energjisë diellore dhe në atë të agroturizmit.

Sektori i agroturizmit do të jetë një ndër prioritetet e vendit, me qëllim zhvillimin e turizmit në zonat rurale, e shoqëruar kjo edhe me nxitjen e prodhimit dhe tregtimit të produkteve lokale të zonës".

Por në këtë projektligj parashikohen edhe ndryshime në ligjin për taksat vendore, ku parashikohet edhe një ulje e barrës fiskale. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore