Tarifat hakmarrëse të BE-së ndaj produkteve amerikane hyjnë në fuqi të premten

2018-06-21 09:57:04 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Europian njoftoi se kundërmasat e tij ndaj tarifave të ShBA-së mbi çelikun dhe aluminin do të hyjnë në fuqi të premten. Sipas një njoftimi të Komisionit Europian, BE-ja do të rrisë tarifat për një listë produktesh importi nga ShBA-ja me vlerë 2.8 miliardë euro.

Në listë përfshihen produkte prej çeliku dhe alumini, mallra bujqësore etj.

Tarifat për një pjesë tjetër produktesh importi nga ShBA-ja, me vlerë 3.6 miliardë euro, do të vendosen më vonë. Data konkrete do të varet nga ecuria e zgjidhjes së mosmarrëveshjes në OBT.

Nga 1 qershori, ShBA-ja vendosi tarifa 25 për qind mbi produktet e çelikut dhe 10 për qind mbi aluminin që importon nga BE-ja. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore