Senatorët amerikanë kritikojnë vendosjen e tarifave në emër të sigurisë kombëtare

2018-06-21 09:52:04 CRI Komenti juaj Printoni

(Orrin Hatch)

Ligjvënësit e ShBA-së nga dy partitë kanë kritikuar tarifat e vendosura nga administrata e Trump-it mbi produktet e çelikut dhe aluminit në emër të sigurisë kombëtare.

Senatori republikan Orrin Hatch, kryetari i Komisionit të Financave të Senatit, tha se tarifat po dëmtojnë ekonominë dhe konsumatorët amerikanë:

"Ju e dini që me këto tarifa po taksoni familjet amerikane. Ju po vini në rrezik vendet e punës këtu në ShBA dhe po shkatërroni tregjet e huaja dhe tregun e brendshëm për bizneset amerikane të të gjitha llojeve e përmasave."

Nga ana e tij, sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross i ka mbrojtur tarifat si një mjet i nevojshëm për të rigjallëruar industritë e çelikut dhe aluminit të ShBA-së.

Tarifat janë pjesë e premtimeve të fushatës të presidentit Donald Trump për të anuluar marrëveshjet tregtare dhe për të goditur disa nga të ashtuquajturat praktika të padrejta tregtare. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore