Xi Jinping-u takohet me Kim Jong Un-in në Pekin

2018-06-21 09:29:35 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të mërkurën në Pekin me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Duke vënë në dukje se Kim Jong Un-i ka bërë tre vizita në Kinë brenda 100 ditëve për t'u takuar me të, Xi u shpreh se të dyja palët kanë krijuar së bashku një histori të re të shkëmbimeve të nivelit të lartë.

Kreu i shtetit kinez theksoi po ashtu se Kina është e gatshme të ndajë përvojën e saj dhe të shtojë bashkëpunimin me Korenë e Veriut, për të krijuar një të ardhme më të mirë për kauzën e socializmit në të dy vendet.

Nga ana e tij, Kim Jong Un-i u shpreh se vizita e tij e tanishme në Kinë është një mundësi për të thelluar miqësinë dhe për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe.

Takimi i së mërkurës pason bisedimet që Xi dhe Kim zhvilluan të martën, ku ata ranë dakord për të mbrojtur dhe për të konsoliduar marrëdhëniet Kinë-Kore e Veriut.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut vizitoi gjithashtu një park kombëtar për inovacionin e teknologjisë bujqësore në varësi të Akademisë Kineze të Shkencave Bujqësore, si dhe qendrën e kontrollit të qarkullimit hekurudhor të Pekinit.

Vizita e Kim Jong Un-it në Kinë përfundoi të mërkurën në mbrëmje. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore