Teherani: Nuk do të zhvillojmë raketa balistike me rreze mbi 2 mijë km

2018-06-20 11:24:36 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas njoftimit nga e përditshmja "Tehran Times", komandant i Trupave të Gardës Revolucionare Mohammad-Ali Jafari u shpreh se pavarësisht ushtria e vendit ka aftësi të zhvillojë raketa balistike me rreze mbi 2 mijë km, nuk do ta bëjë këtë, por do ta mbajë rrezen brenda 2 mijë kilometrave.

Më 5 maj, presidenti i ShBA-së Donald Trump shpalli tërheqjen e vendit të tij nga marrëveshja bërthamore e Iranit, pasi sipas tij, pakti nuk kufizon zhvillimin e raketave balistike nga Irani.

Ndërsa, Teherani këmbëngul se Irani ka të drejtë të zhvillojë raketa mbrojtëse balistike dhe nuk do të negociojë me vendet e tjera për çështjen e mbrojtjes kombëtare. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore