Merkel e Macron propozojnë buxhetin e Eurozonës

2018-06-20 11:12:04 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe të Francës kanë rënë dakord të krijojnë një buxhet të Eurozonës, i cili pritet të nxisë investimet dhe të sigurojë stabilitet për 19 vendet që përdorin monedhën euro.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron presin gjithashtu që kjo marrëveshje e re të ndihmojë në kërkimin e zgjidhjes së çështjes së migracionit në Europë.

Macron u shpreh se qëllimi i buxhetit të Eurozonës do të jetë mbështetja e vendeve që përballen me vështirësi:

"Lidhur me buxhetin e Eurozonës dhe hollësirat e tij jam shumë pragmatik. Çfarë kemi sot në Eurozonë? Asgjë. Çfarë do të kemi nesër? Buxhetin e Eurozonës. Kjo do të thotë se prej vitit 2021, kemi vendosur së bashku të shtojmë fonde në buxhetin e Eurozonës të krijuara nga buxhetet kombëtare e të ardhurat tatimore."

Nga ana e saj, Merkel tha se dy vendet kanë rënë dakord gjithashtu për të rritur efektivitetin e Mekanizmit të Stabilitetit Europian, i cili u krijua në vitin 2012 për t'u siguruar vendeve të Eurozonës të marrin ndihmë financiare në kohë krize.

"Çdo gjë që kemi rënë dakord këtu do të gjejë mbështetje nga koalicioni e ligjvënësit. Kam diskutuar me ta për drejtimin e domosdoshmërinë e kësaj çështjeje, prandaj jam optimiste."

Përsa i përket migrimit, Merkel ngul këmbë në kërkimin e zgjidhjes së përbashkët europiane për pakësimin e numrit të emigrantëve.

Macron ra dakord me domosdoshmërinë e përballimit të sfidës së emigracionit me bashkëpunim. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore