Rusia do të vendosë tarifa hakmarrëse ndaj ShBA-së

2018-06-20 10:47:45 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia njoftoi planet për vendosjen e tarifave për mallrat e importuara nga SHBA-ja në kundërpërgjigje të tarifave të ShBA-së mbi çelikun dhe aluminin.

Ministri rus i Zhvillimit Ekonomik, Maksim Oreshkin tha se vendi i tij ka ende nevojë për disa ditë për të përpiluar një listë të mallrave të ShBA-së.

Në mars, ShBA-ja vendosi tarifa prej 25 për qind për çelikun dhe 10 për qind për aluminin e importuar, për të mbrojtur prodhuesit vendës.

Sipas të dhënave, vitin e kaluar Rusia eksportoi 8.9 milionë tonë tuba çeliku dhe 3.5 milionë tonë alumin, me një vlerë afro 8.3 miliardë dollarë.

Më parë, autoritetet parashikuan se tarifat e reja prej 25 për qind në importet e çelikut do të shkaktojnë 2 miliardë dollarë humbje tek eksportuesit rusë, ndërsa tarifa prej 10 për qind në alumin do të dëmtojë prodhuesit rusë me 1 miliard dollarë. (Li Huailiang )

Mrekulli
Lajmet Kryesore