Kupa e Botës: Rusia mund Egjiptin, pranë kalimit në 1/16-tat

2018-06-20 10:37:15 CRI Komenti juaj Printoni

 

Vendi organizator i Kupës së Botës, Rusia, mund të thuhet se e ka rezervuar një vend për në fazën tjetër, me një fitore ndaj Egjiptit me rezultatin 3-1. Kjo fitore e rendit Rusinë në krye të Grupit A me 6 pikë në dy ndeshje.

Sulmuesi i Egjiptit Mohamed Salah shënoi një penallti pas kthimit nga dëmtimi, por goli nuk solli ndonjë ndryshim të madh në rezultatin përfundimar të ndeshjes.

Në ndeshjen e parë për Grupin H Japonia siguroi një fitore me rezultatin 2-1 kundër Kolumbisë, që luajti për një kohë të gjatë me dhjetë lojtarë.

Ekipi aziatik përfitoi nga largimi me karton të kuq që në minutën e tretë të ndeshjes të Carlos Sanchez-it, për prekje të topit me dorë në zonën e penalltisë.

Ky ishte kartoni i parë i kuq në këtë Kupë Bote dhe kartoni i dytë më i shpejtë në historinë e botërorëve.

Po për Grupin H, Senegali mundi Poloninë 2-1 në një ndeshje me raste të pakta. Kjo është fitorja e parë nga një ekip afrikan në këtë botëror. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore