UNICEF-i dënon politikën e imigracionit të ShBA-së që ndan fëmijët nga prindërit

2018-06-20 09:57:44 CRI Komenti juaj Printoni

Fondi Ndërkombëtar i Emergjencave për Fëmijët i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka dënuar politikën e administratës amerikane për ndarjen e fëmijëve të imigrantëve nga prindërit e tyre.

Në një deklaratë të Drejtores Ekzekutive Henrietta Fore, të lexuar nga zëdhënësi i UNICEF-it Christophe Boulierac në një konference shtypi në Gjenevë, thuhet:

"Historitë e fëmijëve, disa prej të cilëve foshnja, të ndarë nga prindërit teksa kërkojnë siguri në ShBA, janë shumë trishtuese. Fëmijët, pavarësisht se nga janë ose se cili është statusi i tyre i migrimit, janë në radhë të parë fëmijë."

Një politikë e re që hyri në fuqi në maj në ShBA, synon të maksimizojë ndëshkimin penal ndaj njerëzve që hyjnë në mënyrë të paligjshme në ShBA.

Rreth dy mijë fëmijë janë ndarë nga familjet e tyre gjatë gjashtë javëve në prill dhe maj. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore