Hekurudha Etiopi-Xhibuti e ndërtuar nga Kina nxit integrimin afrikan

2018-06-19 10:37:14 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët nga Bashkimi Afrikan u shprehën se lidhja hekurudhore Etiopi-Xhibuti, ndërtuar nga kompanitë kineze ka ndihmuar kontinetin afrikan të arrijë zhvillimin dhe integrimin.

Një numër zyrtarësh afrikanë dhe kinezë nisën një udhëtim të përbashkët për promovimin e projektit të fundit për shërbimet e reja trans-kombëtare.

Linja 756-kilometra lidh Etiopinë me Portin e Xhibutit.

Kjo linjë hekurudhore u ndërtua nga Korporata Hekurudhore e Kinës dhe Korporata e Ndërtimit të Inxhinierisë Civile Kineze.

Përveçse bërjes së mundur të lidhjes mes dy vendeve të Afrikës Lindore, linja lidh gjithashtu një park industrial të ndërtuar nga Kina, që është afro 80 kilometra nga kryeqyteti i Etiopisë, Addis Ababa.

Për organizmin e veprimtarisë ndihmoi kreu i Misionit Kinez në Bashkimin Afrikan, Kuang Weilin.

"Shumë miq në Addis përfshi diplomatë dhe personalitete të Bashkimit Afrikan erdhën për të na pyetur nëse mund të organizojmë këtë udhëtim. Prandaj u organizuam dhe mundësuam këtë udhëtim me tren që ata të shohin konkretisht. Është diçka shumë pozitive që miqtë mund ta shohin këtë tren, një nga arritjet e para të nismës 'Një brez, një rrugë."

Stafi hekurudhor i trajnuar nga ekspertët e hekurudhës kineze, si dhe pasagjerët, thanë se kjo linjë e re po injekton gjallëri të re tek ekonomia lokale.

"Hekurudha ka funksionuar për 5 muaj dhe ka transportuar mesatarisht 600 udhëtarë në ditë. Kemi një kapacitet prej 2000 vetësh. Numri i pasagjerëve po rritet. Kemi edhe një tren mallrash që transporton afro 53 kontejnerë në ditë."

Linja 4 miliardë dollarëshe është një nga projektet kryesore të Kinës në Afrikë.

Kjo është linja e parë hekurudhore e elektrizuar trans-kufitare në kontinetin afrikan, që mundëson transportimin e pasagjerëve dhe të mallrave mes Etiopisë dhe Xhibutit. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore