Seuli synon një traktat paqeje që deklaron përfundimin e luftës në 2018-n

2018-06-19 10:28:51 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha, bëri të ditur që Seuli po nxit një traktat formal paqeje që deklaron përfundimin e Luftës Koreane deri në fund të vitit, duke nënvizuar që programi dhe formati i deklaratës mund të jetë i ndryshueshëm.

Kang tha se Koreja e Jugut po punon ngushtë me Shtetet e Bashkuara për të hartuar versionin përfundimtar të dokumentit. Kina do të luajë një "rol shumë të rëndësishëm" në draftin e traktatit të paqes, shtoi ajo.

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in dhe udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut Kim Jong Un ranë dakord të shndërrojë marrëveshjen aktuale të armpushimit në një traktat paqeje deri në fund të vitit 2018, pas takimit të fundit të tyre gjatë samitit ndër-korean që u mbajt më 27 prill.

Lufta Koreane përfundoi me armëpushim në vitin 1953 pa arritur një traktat paqeje, që do të thotë se të dyja palët teknikisht mbeten në gjendje lufte. (Wang Xianya/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore