Eurobarometri, ekonomia dhe punësimi në Shqipëri me trend rritës

2018-06-19 10:10:50 CRI Komenti juaj Printoni

Ekonomia shqiptare do të vijojë trendin rritës edhe në periudhën në vazhdim ndërsa me rritje parashikohet edhe punësimi.

Vlerësimi vjen nga Eurobarometri i pranverës për Bashkimin Europian dhe vendet kandidate, që bazohet te një pyetësor i realizuar ballë për ballë me shtetas të secilit prej vendeve.

Lidhur me pritshmëritë për 12 muajt e ardhshëm për punësimin dhe ekonominë, 50% e shqiptarëve mendojnë se punësimi do të vijojë të rritet në vend, 29% mendojnë se situata do të vijojë të jetë e njëjtë dhe vetëm 20% shprehen pesimist.

Ndërsa përsa i përket situatës ekonomike në vend shqiptarët janë shprehur më optimist.

52% mendojnë se do të bëhet më mirë, 32% mendojnë se do të jetë njësoj, 16% janë pesimistë.

Punësimi dhe rritja ekonomike janë dy sfidat në të cilat është e angazhuar qeveria shqiptare.

Shifrat e fundit zyrtare të publikuara nga INSTAT flasin për ulje të papunësisë në nivel historik prej 12.5%, rritje të punësimit me 5% si dhe rritje të ekonomisë dhe investimeve të huaja kjo pritet të çojë në rritjen e mëtejshme të punësimit. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore