Kolumbi, presidenti i ri zotohet për bashkimin e vendit dhe përmirësim të marrëveshjes së paqes

2018-06-19 09:57:34 CRI Komenti juaj Printoni

Politikani konservator Ivan Duque u zgjodh presidenti i ri i Kolumbisë. Pas zgjedhjes ai u zotua për bashkim të vendit dhe për përmirësime të marrëveshjes historike të paqes, arritur me grupin rebel të Forcave të Armatosura të Kolumbisë.

Duque fitoi pothuajse 54% të votave, fitore që e vendosi 12 pikë para ish-guerilit, Gustavo Petro në zgjedhjet e tensionuara të 17 qershorit.

Ai u zotua se do ta bashkojë kombin pas një fushate përçarëse, si dhe do të ndryshojë marrëveshjen e paqes me grupin rebel.

"Paqja nënkupton që ne duhet të ndërrrojmë faqen ndaj asaj frakture, ku ata donin të na ndanin mes miqsh dhe armiqsh të paqes. Sot të gjithë jemi miq për ta ndërtuar atë paqe dhe duhet të jetë paqe që së pari mbron këtë dëshirë për të lejuar çmobilizimin dhe çarmatosjen e lëvizjes guerile".

41-vjeçari Duque do të jetë presidenti më i ri në moshë i Kolumbisë në më shumë se një shekull.

Kjo ishte zgjedhja e parë presidenciale që nga nënshkrimi i marrëveshjes së paqes në vitin 2016 që i dha fund luftës më të gjatë në Amerikën Latine. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore