RUSI 2018 - Golat e Botërorit

2018-06-19 09:34:43 CRI Komenti juaj Printoni

Kombëtarja e Anglisë e nisi me fitore Kampionatin Botëror duke triumfur ndaj Tunizisë me rezultatin 2 me 1. Heroi i "Tre Luanëve" në këtë sfidë ishte sulmuesi i Tottenham-it Harry Kane me golin e fitores në kohën shtesë të ndeshjes së Grupit G.

Kjo është skuadra më e re e Anglisë në një Kupë Botërore që nga viti 1958 dhe përcolli momente emocionuese.

Po në Grupin G, Belgjika triumfoi ndaj Panamasë në rezultatin 3-0.

Në Grupin F, Kombëtarja e Suedisë shënoi një fitore në ndeshjen e parë në Kupën e Botës duke mundur Korenë e Jugut në rezultatin 1-0. Kjo është hera e parë në 12 vjet që ekipi suedez i bashkohet Botërorit.

Fitorja e vështirë erdhi pas golit nga një penallti e vendosur pas analizës së teknologjisë VAR.

Suedia kryeson tashmë Grupin F me Meksikën e cila ka po ashtu 3 pikë pasi mposhti në rezultatin 1-0 kampioninen në fuqi, Gjermaninë.

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore