Duterte i gatshëm për zgjidhjen paqësore të çështjes së Detit të Kinës Jugore

2018-06-19 09:30:02 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte u shpreh se mosmarrëveshja e Detit të Kinës Jugore mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet komunikimit të sinqertë dhe se unilateralizmi nuk e zgjidh problemin.

Duterte i tha këto në takimin me rastin e 120-vjetorit të themelimit të departamentit të punëve të jashtme të vendit, duke u zotuar për dhënien fund të mosmarrëveshjes brenda kushteve të tij.

Gjatë fjalimit, Duterte theksoi se çështja e Detit të Kinës Jugore përfaqëson vetëm një pjesë të marrëdhënieve Kinë-Filipine dhe se lidhjet e mira dypalëshe janë në interes të vendit të tij në aspektin e ekonomisë dhe sigurisë.

Ai theksoi gjithashtu se Filipinet shpresojnë të zgjerojnë bashkëpunimin me Kinën për armët dhe pajisjet, për të rritur aftësinë e ushtarëve në ruajtjen e sigurisë kombëtare.

Ndërkohë, Sekretari i Punëve të Jashtme tha se administrata përkrah një politikë të pavarur diplomatike e cila në thelb lejon miqësinë me çdo vend të botës. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore