Ambasadorja Jiang Yu takohet me ministren e Shendetësisë dhe Sigurisë Sociale të Shqipërisë

2018-06-15 10:37:56 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, u takua të mërkurën në Tiranë me ministren e Shendetësisë dhe të Sigurisë Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliun, me të cilën diskutoi mbi shkëmbimet dhe bashkëpunimin midis Kinës dhe Shqipërisë në fushën e shëndetësisë.

Ambasadorja Jiang Yu u shpreh se vitet e fundit, nën orientimin e nismës "Një brez, një rrugë" dhe të "bashkëpunimit 16+1", bashkëpunimi midis Kinës dhe Shqipërisë në fushën e shendetësisë, ka ruajtur një vrull të mirë. Kina është e gatshme të diskutojë në mënyrë aktive me palën shqiptare mbi zhvillimin e mëtejshëm të shkëmbimeve dhe të bashkëpunimit në fusha kyçe, të tilla si: studimi i sistemit shëndetësor, parandalimi dhe kontrolli i sëmundjeve infektive, i sëmundjeve kronike, mjekimi dhe rehabilitimi i sëmundjeve, mjekesia kineze etj, për të vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me leverdi reciproke në fushën e shendetësisë, për të mbështetur bashkërisht shëndetin publik dhe sigurinë. Zhvillimi në fushën e shëndetësisë dhe novacioni vazhdojnë të pasurojnë në mënyrë të pandërprerë përmbajtjen e marrëdhënieve dypalëshe.

Manastirliu u shpreh se pala shqiptare është e gatshme që së bashku me palën kineze të zhvillojnë shkëmbime dhe bashkëpunime të formave të ndryshme në fushat e lartpërmendura dhe shpreson të marrë sa më shumë eksperiencë nga përvojat dhe teknologjia kineze përsa i përket fushës së shëndetit publik. Shqipëria është e gatshme të komunikojë dhe të bashkëpunojë ngushtë me Kinën për t'u siguruar shërbim sa më të mirë dhe ndihmë mjekësore në kohë turistëve kinezë që vijnë në Shqipëri. (Du/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore