Xi Jinping u takua me sekretarin amerikan të Shtetit Pompeo

2018-06-15 10:10:25 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Shtetit i Kinës, Xi Jinping, u takua të enjten në Pekin me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo-n.

Gjatë takimit, Xi Jinping-u vuri në dukje se se Kina dhe ShBA-ja kanë interesa të gjera të përbashkëta si dhe përgjegjësi të madhe në mbrojtjen e paqes e stabilitetit të botës dhe në nxitjen e zhvillimit e prosperitetit global. Bashkëpunimi midis dy vendeve do të jetë në dobi të gjendjes së përgjithshme të të dy vendeve dhe të mbarë botës.

Xi theksoi se gjatë 40 vjetëve, që pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe ShBA-së, eksperienca e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe na mëson se duhet të trajtojmë në mënyrë të drejtë synimet strategjike të njëra-tjetrës, si dhe të respektojmë e të kujdesemi për interesat thelbësore dhe preokupimet kyçe të njëra-tjetrës. Ai shpreson që pala amerikane t'i trajtojë në mënyrë të matur çështjet delikate si ajo e Tajvanit, fërkimet tregtare etj., në mënyrë që të mos ketë pengesa në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Të dyja palët duhet të forcojnë shkëmbimet dhe koordinimet mbi çështjet e rëndësishme që prekin rajonin e botën, që të bëhen bashkërisht nxitës të paqes në botë dhe mbrojtës të rendit ndërkombëtar.

Pompeo përshëndeti Xi-në në emër të presidentit Donald Trump dhe shprehu në mënyrë të veçantë falenderimet e tij për rolin, mendimiet dhe ndihmën e kryetarit Xi në lidhje me çështjen e Gadishullit Korean. Nga ana e tij, Pompeo tha se pala amerikane i kushton rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën dhe është e gatshme të forcojë shkëmbimet me palën kineze, të trajtojë në mënyrën e duhur çështjet e jashtëzakonshme, të thellojë bashkëpunimin pragmatik në fusha të ndryshme dhe të përballojnë së bashku sfidat ndërkombëtare e rajonale. ShBA-ja vlerëson rolin e rëndësishëm të Kinës në zgjidhjen politike të çështjes bërthamore të Gadishullit Korean dhe është e gatshme që së bashku me Kinën të përpiqet për nxitjen e denuklerarizimit të paqes afatgjatë në Gadishull. (Wang Lei/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore