OKB-ja: Është bërë përparim në bisedimet e paqes për Sirinë

2018-06-15 09:39:06 CRI Komenti juaj Printoni

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan De Mistura tha të enjten në Gjenevë se është bërë përparim në bisedimet e paqes për Sirinë.

Më 25 qershor, ShBA-ja do të dërgojë funksionarë të lartë për të marrë pjesë në diskutimet mbi formimin e Këshillit Kushtetues të Sirisë.

Zyrtarët e lartë të Iranit, të Rusisë dhe të Turqisë do ta vizitojnë selinë e OKB-së në Gjenevë nga datat 18 deri më 19 qershor, për të diskutuar përpara formimit të Këshillit.

Staffan De Mistura tha se për nxitjen e procesit politik në Siri duhen bërë shumë përpjekje të rëndësishme, prej të cilave formimi i Këshillit Kushtetues të Sirisë është më thelbësori sipas OKB-së.

Në janar të këtij viti, në Sochi të Rusisë, u organizua Kongresi i Dialogut Kombëtar për Sirinë, ku u miratua deklarata e përbashkët mbi vendosjen e Këshillit Kushtetues të Sirisë në Gjenevë, për të diskutuar problemin më të rëndësishëm në progresin politik të Sirisë, hartimin e kushtetutës së re. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore