Kinë, qeveria mbështet zhvillimin e Shangait si qendër financiare globale

2018-06-15 09:36:00 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria qendrore e Kinës njoftoi planet për t'i dhënë më shumë mbështetje Shangait që të zgjerojë rolin e tij si qendër financiare botërore.

Guvernatori i Bankës Popullore të Kinës, Yi Gang, tha se kjo do të përfshijë miratimin e politikave të reja specifike të Shangait.

"Shangai luan rolin më të rëndësishëm në tregun e aksioneve, tregun e obligacioneve, tregun e monedhës dhe në tregun valutor të vendit tonë. Do të përmirësojmë infrastrukturën si zgjerimin e tregut, përshtatshmërinë dhe efikasitetin e tregtisë, mjedisi ligjor dhe të tregut dhe besimin për likuidimin tregtar. Kjo do të forcojë funksionin e tregut të Shangait dhe do të mundësojë që ai të bëhet një qendër globale financiare dhe tregtare."

Yi Gang i tha këto gjatë një forumi financiar në Shangai.

Nisur në vitin 2007, Forumi Lujiazui është platformë financiare për zyrtarët e lartë, udhëheqësit financiarë globalë dhe ekspertët për të diskutuar reformat financiare në Kinë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore