Trump:SHBA-ja nuk do të përballet më me "kërcënimin bërthamor" nga Koreja e Veriut

2018-06-14 10:38:52 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump u shpreh të mërkurën se pas takimit me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, SHBA-ja nuk do të përballet më me "kërcënimin bërthamor" nga Peniani.

Pas takimit me Kim Jong Un në Singapor, presidenti Trump u rikthye më 13 qershor në ShBA dhe në aeroport ai tha për mediet se takimi me Kim ishte "një histori interesante dhe pozitive".

Në të ardhmen Koreja e Veriut ka një potencial të madh dhe ajo nuk do të jetë më "problemi më i madh dhe më i rrezikshëm" i ShBA-së. Trumpi u shpreh gjithashtu se në kohën kur dy palët do të ruajnë "sinqeritetin" gjatë bisedimeve të ardhshme, ShBA-ja do të kursejë "një sasi të madhe parash" pasi nuk do të organizohen manovrat ushtarake ShBA-Kore e Jugut.

Më 12 qershor, presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un zhvilluan në Singapor samitin historik dhe nënshkruan deklaratën e përbashkët. Të dy palët shpallën se do të përpiqen të formojnë marrëdhëniet e reja dhe do të përpiqen për vendosjen e paqes së qëndrueshme në Gadishullin Korean.

ShBA-ja u zotua se do të garantojë sigurinë për Korenë e Veriut, ndërkohë që Peniani ritheksoi angazhimin e tij denuklearizimin e plotë të Gadishullit. Koreja e Veriut dhe ShBA-ja do të zhvillojnë bisedimet e nivelit të lartë për të nxitur zbatimin e rezultateve të takimit. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore