"Deklarata Chengdu" nxit bashkëpunim artistik Kinë-EQL

2018-06-14 10:32:42 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën, në Forumin e dytë të Bashkëpunimit Artisitik midis Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore e Lindore, publikua "Deklarata Chengdu për bashkëpunim artistik midis Kinës dhe vendeve të EQL-së". Ky dokument do të shërbejë si udhërrëfyes për orientimin e bashkëpunimit artistik afatgjatë mes palëve.

Në deklaratë thuhet se historia, kultura dhe tradita midis Kinës dhe vendeve të EQL-së si dhe linja e zhvillimit të tyre janë të ndryshme. Por, Kina dhe vendet e këtij rajoni ndajnë mendimet, interesat dhe pritshmëritë e përbashkëta për të ndërthurur traditën me novacionin. Kështu, vendet përkatëse duhet të shtojnë shkëmbimet, në mënyrë që të nxirren më shumë rezultate konstruktive.

"Deklarata Chengdu" propozoi organizimin e sezonit të dytë kulturor midis Kinës dhe vendeve të EQL-së në vitin 2019 dhe konkretizimin e vullnetit dhe konsensusin e arritur mes palëve për bashkëpunim.

Më 11 qershor, në qytetin Chengdu të provincës Sichuan u ngritën "Qendra e Trajnimit dhe Praktikës Artistike për të Rinjtë Kinë- EQL" dhe "Qendra e Bashkëpunimit të Industrisë Kulturore dhe Novatore të Kinës dhe Vendeve të EQL-së". Këto dy qendra do të shërbejnë si platforma shkëmbimi dhe bashkëpunimi mes palëve. (Wang Xianya/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore