Delegacioni i PKK-së viziton Shqipërinë

2018-06-14 10:31:22 CRI Komenti juaj Printoni

Me ftesën e Partisë Socialiste të Shqipërisë, një delegacion i Partisë Komuniste të Kinës i drejtuar nga zëvendësministrja e Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të PKK-së, Shen Beili kreu një vizitë në Shqipëri nga 11 deri më 13 qershor.

Gjatë turneut të saj, znj. Shen zhvilloi bisedime me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe kryetarët të partive kryesore shqiptare, duke shkëmbyer mendimet për nxitjen e kontakteve ndërpartiake dhe të bashkëpunimit kino-shqiptar.

Gjatë takimit, pala shqiptare vlerësoi mendimet e presidentit Xi Jinping për ndërtimin e Socializmit me Karakteristika Kineze dhe shprehu dëshirën për të mësuar nga përvoja e dobishme e palës kineze, duke forcuar përparimin e marrëdhënieve dypalëshe. (Zhang Yan/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore