Kina, gati të rrisë importet për ekuilibrin e tregtisë dhe përmirësimin e konsumit

2018-06-14 10:25:06 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang tha se do të merren një sërë masash nxitëse për shtimin e importeve në vend.

Politikat do të nxisin importimin e mallrave të konsumit të përditshëm, ilaçe dhe objektet teknologjike të nevojshme për përmirësimin e brendshëm industrial.

Qeveria do të ulë më tej tarifat doganore ndaj mallrave të posaçme, do të lehtësojë procedurat administrative dhe do të pakësojë rritjen e paarsyeshme të çmimeve.

Tregtia për shërbimet e reja do të lulëzohet dhe importet e shërbimeve për prodhuesit do të nxisin kërkimin dhe projektimin, logjistikën tregtare, shërbimet e konsulencës, kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit. (Wang Lei/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore