Kina investon në sektorët në zhvillim

2018-06-14 10:23:43 CRI Komenti juaj Printoni

Planifikuesi më i lartë ekonomik i Kinës ka nënshkruar një memorandum me Bankën Kineze të Ndërtimit për krijimin e një fondi që investon në sektorët strategjikë në zhvillim.

Përveç fondit të zhvillimit në nivel kombëtar, dy palët do të krijojnë fonde të tjera për të tërhequr kapitalin privat.

Parashikohet se vëllimi i fondit do të arrijë rreth 300 miliardë juanë.

Fondet do të investohen në fushën e teknologjisë së përparuar të informacionit, pajisjet e teknologjisë së lartë, materialet e reja dhe automjetet me energji të re për të mbështetur projektet madhore dhe zhvilluar grupimet industriale të sektorëve strategjikë në zhvillim. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore