Kinë, borxhet e qeverive lokale janë brenda kufirit

2018-06-14 09:47:08 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat zyrtare tregojnë se vëllimi i përgjithshëm i borxheve të qeverive lokale të Kinës arriti afro 17 trilionë juanë para fundit të majit, shifër kjo brenda nivelit të sivjetshëm të kufirit, që është 21 trilionë juanë.

Kina nxorri në treg mbi 350 miliardë juanë bono muajin e kaluar dhe 900 miliardë në përgjithësi në pesë muajt e parë të vitit për shlyerjen e borxheve të qeverive lokale.

Për të parandaluar krizën financiare sistemore, Kina caktoi lëshimin e bonove si të vetmen mënyrë të ligjshme për qeveritë e niveleve të ndryshme të marrin hua.

Siç mësohet, me një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shtim të të ardhurave fiskale, Kina ka ulur deficitin e sivjetshëm deri në 2.6% të GDP-së, një ulje 0.4% më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Kjo është ulja e parë që nga viti 2013. (Zhang Yan/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore