Kinë, jetëgjatësia mesatare arrin në 76.7 vjet

2018-06-14 09:46:31 CRI Komenti juaj Printoni

Në vitin 2017 jetëgjatësia mesatare në Kinë arriti në 76.7 vjet, sipas të dhënave të qeverisë kineze.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës njoftoi se përqindja e vdekshmërisë së foshnjave u ul në 6.8 vdekje për njëmijë lindje, ndërkohë vdekshmëria e nënave gjatë lindjes u ul në 19.6 për 100 mijë lindje.

Vitet e fundit, Kina ka regjistruar një trend rritës të jetëgjatësisë së popullatës.

Kjo rritje ka ardhur nga përmirësimi i shërbimeve në sektorin e shëndetit publik, kontrolli dhe parandalimi i sëmundjeve, kujdesi për lindjen e fëmijëve dhe mjekësia tradicionale kineze. (Li Huailiang/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore