Irani: Nëse dështon marrëveshja bërthamore, nisim pasurimin e uraniumit

2018-06-14 09:25:36 CRI Komenti juaj Printoni

Nëse marrëveshja bërthamore e Iranit do të dështojë, Teherani do të rinisë pasurimin e uraniumit në Impiantin Bërthamor Fordow, tha të mërkurën zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Bërthamore të Iranit, Behrouz Kamalvandi.

Presidenti amerikan Donald Trump shpalli më 8 maj tërheqjen e ShBA-së nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe rifillimin e sanksioneve ndaj Teheranit.

Për këtë, Kamalvandi tha se pala iraniane do të qëndrojë përkohësisht në marrëveshjen bërthamore dhe do të negociojë me palët e tjera të përfshira, por nëse interesat e përcaktuara e Iranit në këtë marrëveshje nuk mund të mbrohen, Organizata e Energjisë Bërthamore e Iranit do të rinisë aktivitetet e pasurimit të uraniumit. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli