Shtimi i investimeve dypalëshe është drejtimi i zhvillimit të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare kino-amerikane

2018-06-13 17:15:45 CRI Komenti juaj Printoni
Ditët e fundit, Forumi Financiar CF40 i Kinës dhe Instituti i Ekonomsë Ndërkombëtare Peterson (PIIE) i SHBA-së bënë bashkërisht në Uashtington raportin CF40-PIIE për vitin 2018.

Në këtë raport bëhet thirrje për zgjerimin e investimeve të drejtpërdrejta të ndërsjella për të nxitur zhvillimin afatgjatë të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare kino-amerikane.

Kohët e fundit, qeveria amerikane ka vendosur një sërë tarifash ndaj disa vendeve e për pasojë janë rritur shqetësimet për ndikimin negativ që do të sjellë proteksionizmi tregtar mbi të ardhmen e ekonomisë globale. Në ceremoninë e publikimit të raportit, drejtori i Institutit Peterson, Adam Posen, theksoi se kërcënimet nuk përputhen me interesat e ShBA-së dhe as nuk zgjidhin mosmarrëveshjet midis Kinës e SHBA-së.

Pas vendimit të administratës së Trump-it për vendosjen e tarifave ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të importur nga BE-ja, Kanadaja, Meksika etj., vendet e përkatëse morë masa hakmarrëse ndaj produkteve amerikane, përfshi ato bujqësore e blegtorale. Adam Posen u shpreh se nga situata e krijuar, SHBA-ja po humb disa aleatë. Kërkimi i zhdukjes së deficitit tregtar nuk është një politikë e arsyeshme tregtare, për SHBA-në, rritja e depozitave bankare vendëse është mënyra më e mirë për zgjidhjen e deficitit tregtar.

Politika e pakësimit në përmasa të mëdha të tarifave e qeverisë së Trumpit nuk ka luajtur pothuajse asnjë rol për nxitjen e investimeve, kjo është shkaktuar pjesërisht nga politika e paqëndrueshme tregtare që ka ushtruar ndikimin negativ mbi zinxhirin e furnizimit global, investimet ndërkombëtare etj.

Posen vuri në dukje se nga aspekti i vendosjes së marrëdhënieve afatgjata tregtare, për të shmangur mosmarrëveshjet tregtare, duhet të zgjerohen investimet e ndërsjella midis SHBA-së e Kinës. Pasi, theksoi ai, dy vendet kanë nevojë për më shumë investime të drejpërdrejta për të zbutur gjendjen ekonomike.

"Mënyra më e mirë për integrimin ekonomik në mënyra të ndryshme është shtimi i investimeve të ndërsjella. Krijimi i vendeve të reja të punës do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta. Dy palët duhet të kuptojnë që ky është qëllimi dhe drejtimi që duhet të ecim përpara." (Fani)

Mrekulli