Novergjia, ankesë OBT-së për tarifat amerikane mbi çelikun dhe aluminin

2018-06-13 10:56:49 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Norvegjisë bëri të ditur që Oslo i ka paraqitur një ankesë zyrtare Organizatës Botërore të Tregtisë mbi tarifat e reja të ShBA-së për çelikun dhe aluminin.

Ministria deklaroi se "shpërfillja e Uashington-it për rregullat e OBT-së dobëson besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara në tregtinë ndërkombëtare dhe minon rregullat e bazuara në sistemin e tregtisë shumëpalëshe".

Deri tani, Bashkim Europian, Kanadaja, Meksika, Kina, India dhe disa ekonomi të tjera kanë kërkuar konsultime me ShBA-në për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi shtimin e tarifave.

Prej 1 qershorit, ShBA-ja vendosi tarifa prej 25 për qind për çelikun dhe 10 për qind për aluminin e importuar nga BE-ja, Kanadaja dhe Meksika.

Vendosja e tarifave të reja u konsiderua nga BE-ja si "proteksionizëm i pastër". (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore