Turqia dhe Bullgaria zotohen për rigjallërimin e Rrugës së Mëndafshit

2018-06-13 10:55:55 CRI Komenti juaj Printoni

Turqia dhe Bullgaria u zotuan se do të bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre për rigjallërimin e Rrugës së Mëndafshit.

Zotimi i Bullgarisë u bë gjatë një takimi mes kryeministrit bullgar Boyko Borisov dhe homologut të tij turk Binali Yildirim. Kryeminsitri Boyko tha se vendi i tij do të vazhdojë të përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë, veçanërisht në sektorët e energjisë dhe të transportit në kuadër të projektit "Rruga e Mëndafshit".

Gjatë fjalimit të tij , kryeministri turk Yildirim tha se në Turqi, brenda disa muajve, do të nisë ndërtimi i një projekti të trenit me shpejtësi të lartë si pjesë e rrjetit trans-europian të transportit. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore