Kryeministri Li, thirrje për përmirësim më të shpejtë ekonomik

2018-06-13 10:43:58 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang bëri thirrje për një shkallëzim më të shpejtë të ekonomisë dhe transferim të qëndrueshëm industrial. Ai i tha këto në një inspektim dyditor që sapo përfundoi në provincën Hu'nan të Kinës Jugore.

Sipas tij, transferimi industrial nga krahinat lindore në pjesën qendrore e perëndimore të vendit është në përputhje me rregullat ekonomike, gjë që do të kontribuojë për zhvillimin e ekuilibruar dhe të koordinuar të rajoneve të ndryshme.

Shefi i qeverisë kineze nxiti gjithashtu qeveritë lokale të përmirësojë administrimin dhe të përmirësojnë klimën e biznesit për të gjallëruar tregun.

Ai bëri thirrje gjithashtu për zhvillimin e formave të reja të biznesit si ekonomi të ndarjes dhe ekonomi gig, që ofrojnë vende pune dhe janë në përputhje të kërkesave të popullit kinez për një jetë më të mirë. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore