Çelet Ekspozita CeBIT e Hanoverit

2018-06-13 10:26:32 CRI Komenti juaj Printoni

 

Ekspozita CeBIT, ekspozita më e madhe botërore për teknologjinë e komunikacionit dhe të informacionit u çel në Hanover të Gjermanisë.

Këtë viti ajo fokusohet tek digjitalizimi i biznesit, qeverisë dhe shoqërisë.

Në këtë ekspozitë marrin pjesë rreth 3 mijë ndërmarrje e organizata nga afro 70 vende dhe rajone të botës.

Në panairin e këtij viti, Inteligjencia Artificiale ka zënë një vend të rëndësishëm.

Pjesëmarrësit si Qendra e Studimit Gjermane për Inteligjencinë Artificiale prezentuan një sistem mësimor për bashkëveprimin mes njeriut dhe makinës.

Prodhuesit e avionit gjerman "Volocopter" prezantuan një helikopter elektrik 18-rotor.

Pasagjerët vendosin destinacionin e tyre, ndërsa helikopterët bëjnë proceset e tjera. Fluturimi mund të arrijë shpejtësinë e 100 kilometrave në orë për një kohë fluturimi maksimale prej 30 minutash.

Aleksander Zosel është kryeshefi dhe një nga bashkëpunëtorët e këtij projekti.

"Helikopteri mund të fluturojë plotësisht në mënyrë të pavarur. Veçoria më e mirë është që mund të krijojmë një sistem të plotë për qindra avionë të tillë, që mund të lidhen së bashku dhe të shpërndahen në qytete." (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore