Trump shprehet optimist për denuklearizimin e Gadishullit Korean

2018-06-13 09:56:55 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump shprehu dëshirën e tij fill pas samitit të së martës për pjesëmarrjen e Kinës në nënshkrimin e një marrëveshje paqeje mbi Gadishullin Korean.

Gadishulli Korean në fakt mbeti në një gjendje lufte pas përfundimit të Luftës Koreane me një armëpushim në vitet '50 dhe jo me një traktat paqeje.

Trump-i nënvizoi se pjesëmarrja e Kinës dhe e Koresë së Jugut do të jetë diçka shumë pozitive.

Në të njëtën kohë, ai shtoi se sanksionet ndaj Koresë së Veriut do të vazhdojnë, duke shtuar se shpreson për heqjen e tyre nëse marrëdhëniet përparojnë.

Ndërsa për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Penianin, presidenti amerikan tha se "shpreson së shpejti" por është ende "pak herët për këtë". (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore