Parlamenti britanik konfirmon datën e daljes së Britanisë nga BE-ja

2018-06-13 09:48:30 CRI Komenti juaj Printoni

Ligjbërësit në Dhomën e Komuneve në Britani kanë hedhur poshtë një masë nga Dhoma e Lordëve për të ndryshuar datën e tërheqjes së Britanisë nga BE-ja.

Me 326 vota pro dhe 301 vota kundër, deputetët e Dhomës së Komuneve votuan për të mbajtur datën fillestare për "Brexit"-in, 29 marsin e 2019-s.

Vendimi erdhi pasi kryeministrja britanike Theresa May kundërshtoi idenë për ndryshimin e datës për daljen e Britanisë nga BE-ja.

Duke folur në Parlament, sekretari britanik për Brexit-in David Davis paralajmëroi se mbështetja e amendamentit të Dhomës së Lordëve mund të minonte negociatat me Brukselin.

"Qeveria s'mund të tregojë fleksibilitetin e nevojshëm për një negocim të suksesshëm nëse që në mes të procesit dalin probleme. Kjo gjë vetëm sa do të shkaktojë një marrëveshje jo të mirë për Britaninë. Megjithatë i takon qeverisë të vendosë kursin e drejtimit gjatë negociatave."

Më parë, deputetët e Dhomës së Lordëve ndryshuan legjislacionin "Tërheqja nga BE", për t'i lejuar Parlamentit që të miratojë datën e daljes, duke hequr datën e caktuar nga qeveria më 29 mars 2019. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore