Kina bllokon 1 mln ton mbetje të importuara nga janari në maj

2018-06-13 09:47:37 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave zytare, në pesë muajt e parë të këtij viti, qeveria kineze ka trajtuar rreth 250 raste të importit të paligjshëm të plehrave, duke kapur rreth një milion ton mbetje të huaja.

Drejtoria e Përgjithsme e Doganave nisi fushatën më të madhe kundër importeve të plehrave të paligjshme në maj, duke konfiskuar 137 mijë tonë mbetje nga jashtë.

Në fillim të vitit, autoritetet doganore nisën masat kundër kontrabandës së mbetjeve të huaja, produktet bujqësore, drogës, armëve etj. Në 5 muajt e parë të vitit u trajtuan mbi 1600 raste shkeljesh.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave konfiskoi gjithashtu rreth 300 kg produkte fildishi kontrabandë dhe afro 2 tonë drogë gjatë kësej periudhe. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore