Fleckenstein në PE: T'i hapen negociatat Shqipërisë, ka bërë progres

2018-06-13 09:23:05 CRI Komenti juaj Printoni

Kushtet për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian janë plotësuar tashmë.

Kështu është shprehur Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, eurodeputeti Knut Fleckenstein, i ka bërë thirrje shteteve anëtare që të hapin negociatat me Tiranën zyrtare, duke theksuar përpara tyre se Shqipëria ka shënuar progres përsa i përket sundimit të ligjit dhe vendi po ecën në drejtimin e duhur, raportojnë mediet.

Apeli ndaj vendeve të unionit vjen pak ditë para vendimit të rëndësishëm që BE do të marrë nëse do të hapë apo jo negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë.

"Në Shqipëri ka patur progres të qartë dhe çështjet sa i takon sundimit të ligjit po shkojnë në drejtimin e duhur dhe ndoshta edhe më mirë se në disa vende brenda Bashkimit Europian. Prandaj, ne duhet të hapim bisedimet e anëtarësimit me këtë vend", – apeloi ai në Parlamentin Europian. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore