Kinë, sektori i të drejtave të pronësisë intelektuale zhvillohet qëndrueshëm

2018-06-13 09:22:14 CRI Komenti juaj Printoni

Një raport i ri tregon se sektori i të drejtave të pronësisë intelektuale në Kinë po rritet qëndrueshëm në të gjitha aspektet.

Në raport thuhet se Kina paraqiti afro 1.4 milionë aplikime për të drejtat e pronësisë intelektuale vitin e kaluar, duke u renditur e 7-ta në botë. Kjo shënon një rritje prej 14.2% nga viti i kaluar.

Po të njëjtin vit, Kina pati një rritje prej 56% të regjistrimeve të markave tregtare.

Han Xiucheng nga Zyra e Shtetit për Pronësinë Intelektuale tha se Kina duhet ende të përmirësojë mjedisin për zhvillimin e sektorit të të drejtave të pronësisë intelektuale.

"SHBA-ja dhe Japonia janë më të përparuara në zhvillimin e të drejtave të pronësisë intelektuale. Vendi ynë renditet në nivelin e mbimesatar, ndërsa në vitin 2016 renditja e Kinës u rrit nga vendi i 14-të në vendin e dhjetë, duke tejkaluar Danimarkën dhe Zelandën e Re. Edhe sektori ynë i të drejtave të pronës intelektuale po zhvillohet me shpejtësi, sidomos në mbrojtjen e tyre. Ndërkohë mjedisi i Kinës për këtë sektor ka nevojë për përmirësime. Raporti na tregon se kemi mbetur prapa në këtë drejtim".

Përveç kësaj, raporti thekson gjithashtu se zhvillimi i të drejtave të pronësisë intelektuale i Kinës ka një çekuilibër rajonal, në pjesën lindore të vendit sektori është më i përparuar se në pjesë perëndimore.

Han Xiucheng thotë se shkak për këtë pabarazi është çekuilibri rajonal i zhvillimit ekonomik dhe të tregut. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore