Kinë, përshpejtohet publikimi i rregulloreve kombëtare për tregtimin e emetimeve të karbonit

2018-06-13 21:05:21 CRI Komenti juaj Printoni

13 qershori është Dita Kombëtare e uljes së emetimit të karbonit, tema e këtij viti është "Përmirësimi i ndërgjegjësimit për ndryshimin klimatik dhe intensifikimi i përpjekjeve për aktivitetet me nivel të ulët karboni ".

Në të njëjtën ditë, Li Gao, kreu i Departamentit të Ndryshimeve Klimatike pranë Ministrisë së Ekologjisë dhe Mjedisit të Kinës, deklaroi në Pekin se do të përshpejtojë krijimin dhe përmirësimin e sistemit të tregut të karbonit, do të nxisë futjen e rregulloreve kombëtare mbi tregtimin e emetimeve të karbonit dhe do të përdorë mekanizmin tregtar për të kontrolluar dhe reduktuar emetimet e gazit në sera, për të arritur një zhvillim të gjelbër me karbon të ulët.

Li Gao tha se:

"Do të nxisë publikimin e rregulloreve për menaxhimin e tregtimit të emetimeve të karbonit dhe në të njëjtën kohë do të publikojë një sërë dokumentesh të rëndësishme mbështetëse, siç janë metodat e menaxhimit për raportet e emisioneve të kompanive, metodat e menaxhimit për transaksionet e tregut dhe rregullat e menaxhimit të agjencive të verifikimit. Ne duhet të nxitim gjithashtu reformën e mekanizmit të reduktimit të emetimeve vullnetare për emetimet e gazit në sera dhe duhet të shfrytëzojmë mekanizmin tregtar për të mbështetur ripërdorimin e energjisë së rinovueshme etj.", tha ai.

He Jiankun, profesori pranë Universitetit Tsinghua të Pekinit, tha se krijimi i një tregu të emetimeve të karbonit jo vetëm mund të nxisë mbrojtjen ekologjike dhe mjedisore, por mund të nxisë transformimin dhe përmirësimin e kompanive duke nxitur zhvillimin e tyre të gjelbër me nivel karboni më të ulët.

"Tregu i karbonit është përqendruar në kontrollimin e emetimit të dioksidit të karbonit. Funksionimi i suksesshëm i tregut të karbonit do të shtyjë zhvillimin e mëtejshëm industrial, nxitjen e ruajtjes së energjisë, reduktimin e emetimeve dhe nxitjen e investimeve mjedisore. Tregu i karbonit nuk duhet të rrisë barrën e kompanive, por të nxisë transformimin e tyre dhe të metodave të zhvillimit ekonomik, në përgjithësi mund të përmirësojë konkurrueshmërinë, të nxisë më tej transformimin e kompanive dhe të niset drejt rrugës së zhvillimit të gjelbër", u shpreh ai.

Mrekulli
Lajmet Kryesore