MJK-ja, zgjidhja e çështjes së Gadishullit Korean kërkon këmbëngulje dhe durim të palëve

2018-06-13 20:38:42 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang, tha të mërkurën në Pekin se, udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe të ShBA-së, patën një takim të suksesshëm dhe arritën rezultate pozitive, një zhvillim i rëndësishëm ky për nxitjen e denuklearizimit dhe zgjidhjen politike të çështjes së Gadishullit Korean. Kina është e gatshme të bashkëpunojë me palët përkatëse për të kontribuuar në paqen e stabilitetin afatgjatë të Gadishullit.

Bashkësia ndërkombëtare, në përgjithësi, ka mbajtur një qëndrim pozitiv ndaj rezultatit të takimit, por është shprehur gjithashtu se Koreja e Veriut nuk ka bërë lëshime thelbësore dhe se deklarata e saj nuk ka masa apo data specifike. Hapat e mëtejshme kanë një rrugë të gjatë për të bërë dhe rëndësia praktike është e kufizuar. Lidhur me këtë, Geng Shuang u shpreh se Kina i vlerëson tepër vendimet politike të marra nga udhëheqësit e të dy vendeve dhe i mirëpret e i mbështet rezultatet e takimit, si edhe vlerëson pozitivisht përpjekjet e palëve të interesuara për të nxitur suksesin e takimit.

"Një fillim i mbarë është gjysma e punës. Ne besojmë se pas armiqësisë dhe mosmarrëveshjeve të gjata midis Koresë së Veriut dhe ShBA-së, udhëheqësit e të dy vendeve mund të ulen së bashku dhe të angazhohen në një dialog të barabartë, i cili ka një rëndësi historike të madhe dhe pozitive. Rezultatet e arritura në takim ishin një hap i duhur dhe i rëndësishëm drejt realizimit të denuklearizimit të Gadishullit Korean, duke i dhënë fund armiqësisë e konfrontimit dhe duke kërkuar paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm në Gadishullin Korean", tha ai.

Geng Shuang shtoi se çështja e Gadishullit Korean është një çështje e ndërlikuar dhe e veçantë dhe nuk mund të zgjidhet brenda natës. Ajo kërkon këmbënguljen, durimin dhe përpjekjet e vazhdueshme të palëve përkatëse. Ne shpresojmë dhe mbështesim zhvillimet midis Koresë së Veriut dhe ShBA-së që të zbatojnë konsensusin e arritur në takimin midis udhëheqësve të të dy vendeve, duke nxitur e konsoliduar bisedimet e mëtejshme sikurse edhe arritjet, duke bërë që zgjidhja politike e Gadishullit të jetë një proces i qëndrueshëm dhe i pakthyeshëm. (Zhan Dian/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore