Kina, kundërshton përsëri shkëmbimet zyrtare midis ShBA-së dhe Tajvanit

2018-06-13 19:22:06 CRI Komenti juaj Printoni
Një zëdhënës i pjesës kontinentale të Kinës ka përsëritur edhe njëherë se Kina kundërshton shkëmbimet zyrtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit, të çfarëdo lloj forme qofshin ato.

Ky qëndrim erdhi menjëherë pas pjesëmarrjes së një zyrtari të ShBA-së në ceremoninë e inagurimit të kompleksit të ri të zyrave të Institutit Amerikan në Tajvan të martën.

Ma Xiaoguang është zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit pranë Këshillit të Shtetit:

"Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës ka paraqitur ankesa të ashpra ndaj Shteteve të Bashkuara. Kina kundërshton me vendosmëri çdo shkëmbim të nivelit të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit. Shtetet e Bashkuara duhet të respektojnë parimin e 'Një Kine' dhe tre komunikatat e përbashkëta Kinë-ShBA, në mënyrë që marrëdhëniet Kinë-ShBA dhe paqja e stabiliteti në Ngushticën e Tajvanit të mos dëmtohen."

Zëdhënësi tha se çështja e Tajvanit, e cila është jetike për sovranitetin dhe tërësinë territorial të Kinës, mbetet çështja më e rëndësishme dhe më e ndjeshme në marrëdhëniet kino-amerikane.

Ai i bëri thirrje palës amerikane të trajtojë me kujdes këtë çështje.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze tha më parë se Kina ka paraqitur një ankesë zyrtare ndaj Shteteve të Bashkuara lidhur me shkëmbimet e saj zyrtare me Tajvanin.

Ankesa e ashpër e palës kineze u bë menjëherë pas pjesëmarrjes zyrtare të Ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit për Çështjet Arsimore dhe Kulturore, Marie Royce, në ceremoninë e inaugurimit të ndërtesës së re të Insitutit Amerikan të Taipeit ditën e martë. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore